Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullim për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Sipas njoftimit, kufizimi në autoudhë do të jetë në fuqi nga ora deri në , për shkak të temperaturave të parashikuara prej 32°C ose më shumë .
Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse , qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime. Nga masa përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Ministria ka bërë thirrje për operatorët ekonomikë dhe ngasësit që ta respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
