Policia spanjolle ka arrestuar në Tarragona një të arratisur shqiptar, i njohur si “Mjeshtri i arratisjeve”, pasi kishte arritur të ikte nga katër burgje në Evropë. Bëhet fjalë për Taulant Toma, 42 vjeç, i lindur në Shqipëri.
Sipas raportimit të El País , ai ishte arratisur nga tri burgje në Itali dhe një në Belgjikë, ndërsa arratisjen e fundit e realizoi në dhjetor të vitit 2025 nga burgu i sigurisë së lartë Opera në Milano. Toma u arrestua në lagjen Campclar të Tarragonës.
Gjatë arrestimit, ai dhe personat që e shoqëronin bënë rezistencë, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se plagosi dy policë dhe vazhdon të jetë në kërkim. Ai dyshohet se ndodhej në Spanjë që nga janari dhe kishte dokumente të falsifikuara. Tani pritet të ekstradohet në Itali, ku ende ka dënim për të vuajtur.
“Mjeshtri i arratisjeve” kapet në Spanjë, dyshohet se u plagosen dy policë gjatë arrestimit Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
