Të paktën 95 njerëz raportohet të kenë vdekur dhe qindra turistë janë zhdukur si pasojë e vërshimeve dhe rrëshqitjeve të dheut në kufirin Nepal-Tibet, raporton BBC . Teksa Policia ka njoftuar për rreth 579 turistë të zhdukur, sektori i turizmit në këtë vend ka bërë të ditur se 100 turistë janë nga India, 54 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 33 nga Anglia.
Siç raportohet, në mesin e të zhdukurve po ashtu janë mijëra pjestarë të Policisë, ushtrisë e punonjës të sektorit të energjisë elektrike. Nga Zyra e kryeministrit në Nepal kanë bërë të ditur se nga të zhdukurit janë 44 pjesëtarë të ushtrisë, 41 të Policisë dhe 60 punëtorë që punonin në projekte të sektorit të energjisë elektrike.
Po ashtu është goditur edhe infrastruktura, me 19 ura dhe rrugë deri në 40 kilometra të dëmtuara. Një zyrtar i shtetit të Nepalit ka deklaruar për BBC se dëmi i shkaktuar nga kjo situatë kap shifrën e 15 miliardë rupi nepaleze apo afërsisht 84.3 milionë euro.
Korrespodenti i BBC në Kinë ka raportuar se presidenti i Kinës, Xi Jinping është duke dhënë urdhra për menaxhimin e situatës, e cila është serioze. Kurse, ministri i Punëve të Jashtme të Nepalit, Shishir Khanal, ka deklaruar se vërshimet mund të jenë shkaktuar si pasojë e një tërmeti, për të cilin BBC ka raportuar se ka ndodhur rreth orës të kohës lokale në Nepal.
