Një 20-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, Fierzë të Tropojës. Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com, Gentian Mullaj, zëdhënës i Policisë së Shtetit. Sipas Mullaj, rasti ka ndodhur rreth orës , më . “Shtetasi kosovar L.
D., rreth 20 vjeç, i cili ka qenë së bashku me disa shokë, dyshohet se është mbytur teksa lahej në liqen.” – ka thënë Mullaj. Ai ka bërë të ditur se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
