Inspirim bjeshkorë

0%

MËNGJESI NË BJESHKË Te kroni i ftohtë në Bogë Herët lava sy e faqe Aromë pishe, ndieja freskun shpirtëror Me ujë u ngopa si deve për rrugë të gjata Shikimet prekshin majave të kaltërta Zemra buçiste me ritmin e lodhur Në lartësi një shqiponjë krahapur Notonte në qiellin e kaltër pafund Liri pa kufi ndieja në shpirtin tim Ëmbël më frymonte bjeshka Si kurorë nusërie në stinën verore…

VALLJA E KETRAVE I shtrirë në barin e njomë Ajri i pishës më përkundte gjumin Një valle ketrash atje mes dy pishave Ndiqnin njëri tjetrin me shpejtësi Grimconin ushqim me dhëmbët e mprehur Sa maratonë e këndshme loja e tyre Sytë nuk i ndaja nga ajo valle e hareshme Degëve të larta të pishnajës së gjatë Gjumë i ëmbël më kishte vjedhë ditën Ketrat kishin mbaruar lojën e ditës Ora kishte shpejtuar ecjen Ditë e bukur shkoi me shpejtësi Nata çapit kujtimet në heshtje Nuk dij a flëjnë edhe ketrat…..

VIJA AEROPLANËSH NË QIELL Qielli i kaltër ngjante si syprinë deti Kur shikoja lart nga një pllajë e gjelbër Grafik vizatuar nga tym aeroplanësh Rrugëtimeve të meridianëve të botës Mendimeve të mia ziheshin hallet e jetës Në heshtje grindesha me dreqin e të birit të dreqit Faji jetim rrugëve të botës mbetur Përplasej ndërgjegjes së sëmurë njerëzore Sa gjatë shikova qiellin e kryqëzuar Të tymosur me helmin e teknologjisë së përsosur Nata në bjeshkë më mbështolli në gjirin e freskisë Ika nga një botë në tjetrën…

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ëndrrat rreth mendimeve si xixëllonja vere Shtrëngoja dhëmbët, përtypja asgjënë Vijat e tymit nga qielli ishin tretur Mendimet ishin shkrirë në gjumin e natës As lehjen e qenve nuk e kam dëgjuar Në mëngjes rreze dielli përmes vrimave Preken bebëzat e mia të hareshme Ditë e re, hap i ri, larg ecje ditore…

Burimi: Bota Sot