Pas marrëveshjes Trump-Putin, Kallas: Evropa nuk do ta lehtësojë

0%

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, deklaroi se lehtësimi i sanksioneve ndaj naftës dizel ruse do t’i siguronte Moskës të ardhura shtesë për të financuar luftën.

Ajo theksoi se ky nuk është momenti që Bashkimi Evropian të zbusë presionin ndaj Rusisë, duke paralajmëruar masa të reja kundër individëve dhe subjekteve që mbështesin luftën e Moskës. “Pezullimi i sanksioneve ndaj naftës dizel ruse i siguron Moskës më shumë të ardhura për të zhvilluar luftën.

Ky nuk është momenti për të lehtësuar presionin ndaj Rusisë dhe Evropa nuk do ta bëjë këtë”, deklaroi Kallas. Ajo bëri të ditur se ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së synojnë të miratojnë të hënën një paketë të re sanksionesh, të cilën e cilësoi si më të madhën e këtij lloji që nga fillimi i luftës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Masat e reja pritet të synojnë individë dhe subjekte që, sipas BE-së, kontribuojnë në funksionimin e makinerisë ruse të luftës. Deklaratat e Kallas vijnë në kohën kur vendet evropiane po diskutojnë mënyrat për të kufizuar të ardhurat e Rusisë dhe për të shtuar presionin ekonomik ndaj Moskës, për shkak të luftës në Ukrainë.

Burimi: Telegrafi