Kurti dhe Abdixhiku takohen në Kuvend për presidentin e ri

0%

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është takuar në Kuvend me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar rreth zgjedhjes së presidentit ose presidentes së re. Në takim po marrin pjesë edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, deputetja e zgjedhur Arbërie Nagavci, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, si dhe Vjosa Osmani.

Takimi po zhvillohet me synimin që palët të gjejnë një marrëveshje për presidentin e ri dhe të shmangen zgjedhjet e reja. Kurti tha se diskutimet po zhvillohen me vullnet të mirë dhe kërkoi që detajet të mbahen konfidenciale deri në arritjen e një marrëveshjeje.

“Po vazhdojmë diskutimet me vullnet të mirë, në mënyrë që vendimin bashkërisht ta sjellim për emrin e presidentit apo presidentes së re dhe të evitojmë zgjedhjet e reja”, tha Kurti. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com