Shpërndaje në: Një rast i vrasjes në tentativë është raportuar në orët e para të mëngjesit të së martës në Prishtinë. Sipas njoftimit nga Policia, viktima ka raportuar se një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri drejt tij. Sipas informacioneve të deritanishme, në vendin e ngjarjes autoritetet kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë, të cilat do të shërbejnë si prova në procedurat hetimore. Gjatë veprimeve të mëtejshme policore është kontrolluar edhe vendbanimi i të dyshuarit, ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. I dyshuari aktualisht ndodhet në arrati, ndërsa organet e rendit janë në kërkim të tij. Rasti mbetet nën hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.
