Fernandes: Duhet të kemi kujdes

0%

Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, përdori një ton më kritik ndaj shokëve të tij të ekipit disa ditë pas humbjes 2-0 në fushën e Hull City. Ai tha se e kishte parë të këtë situatë edhe më parë, teksa United u ndëshkua për mungesën e agresivitetit dhe intensitetit. “Ishin të njëjtat gabime që bëmë sezonin e kaluar, në çdo ndeshje jashtë fushe ia japim shumë topin kundërshtarit.

Në 20 minutat e para, portieri i tyre ishte ai që prekte më shumë topin ,” tha portugezi për mediat. Më tej, Fernandes shtoi: “Ne duhej të bënim më shumë presion, të ishim më agresivë dhe nga ana tjetër duhet të punonim në goditjet standarde dhe të mos pësonim gola të tillë”. “Kundër këtyre llojeve të ekipeve, ata mezi e presin atë moment për të ndëshkuar.

E dinim që para ndeshjes goditjet standarde do të ishin një pjesë e madhe e lojës së tyre “, tha Bruno Fernandes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot