Kërkon miliona euro për shqiptarin

0%

Anis Mehmeti do të largohet nga Ipsuiç, nëse paguhen 10,5 milionë euro. Kjo është shifra që kërkohet nga klubi i Premier Ligë për të lënë të lirë Mehmetin. Futbollisti i Kombëtares shqiptare nuk është shfaqur në planet e Ipsuiç. Për këtë edhe klubet e Championship janë vendosur në garë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e huazimit.

Reksam, Birmingem, Derbi dhe Milluolll janë katër klube që kanë treguar interes. Për Mehmetin do të ishte edhe zgjedhje e detyruar, për të mos mbetur në stol. 25-vjeçari afrohej me bujë tek Ipsuiç në fundin e muajit janar. Situata ndryshoi në Premier Ligë ku ëndrra e Mehmetit për të debutuar nuk po realizohet.

Burimi: Bota Sot