Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se fshati Mihaliq i Vushtrrisë do të mbetet përkohësisht pa furnizim me ujë të pijshëm. Sipas njoftimit, ndërprerja e furnizimit vjen si pasojë e punimeve që po realizohen në rrjetin e ujësjellësit nga Komuna e Vushtrrisë. Furnizimi me ujë pritet të rikthehet pas përfundimit të punimeve dhe kthimit të furnizimit të rregullt.
KRU “Mitrovica” ka falënderuar banorët për mirëkuptimin.
Burimi:
Telegrafi
