Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar përmes një videoje se aktivitetet sportive në qytet po marrin përmasa të reja, si në investime, ashtu edhe në organizimin e ngjarjeve sportive. Peci ka bërë të ditur se më 18 tetor, nga ora , Komuna e Mitrovicës, në bashkëpunim me Korporatën Rugova dhe shoqërinë civile, do të organizojnë një aktivitet vrapimi.
Sipas tij, deri në këtë fazë janë konfirmuar 700 pjesëmarrës, ndërsa synimi është që numri i tyre të jetë edhe më i madh. Kryetari Peci ka ftuar qytetarët që të regjistrohen dhe t’i bashkohen këtij aktiviteti, duke theksuar se Mitrovica do të pasurohet me aktivitete sportive dhe se synimi është rikthimi i traditës sportive në qytet.
Ai ka vënë në pah rëndësinë e promovimit të sportit dhe përfshirjes së qytetarëve në aktivitete që nxisin shëndetin, bashkëpunimin dhe jetën aktive në komunitet.
