Në orën në Toronto, do të pëballen dy ekipet kryesuese të grupit E, Gjermania dhe Bregu i Fildishtë. Katër herë kampionët e botës vijnë pas fitores 7-1 ndaj Curacao në sfidën e parë. Bregu i Fildishtë mposhti 1-0 Ekuadorin. Të dyja kombëtaret do të kërkojnë fitoren për të siguruar zyrtarisht biletën për në raundin tjetër.
Në fushë janë shumë yje nga minuta e parë, por vëmendja do të jetë te disa prej tyre si Jamal Musiala, Wirtz, Diallo, Ousmane Diomande etj. Gjermania – Bregu i Fildishtë Gjermania: Neuer, Kimmich, Brown, Nmecha, Pavlovic, Schlotterbeck, Tah, Sane, Musiala, Wirtz, Havertz Bregu i Fildishtë: Fofana, Kossounou, Singo, Agbadou, Konan, Kessie, Sangare, Inao Oulai, Diomande, Diallo, Bonny.
