“Mirëse vijnë në atdheun e tyre”, Dosti i kundërvihet Ramës për shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë

0%

Analisti dhe publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me pjesëmarrjen e shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në protestat e zhvilluara në Tiranë.

Përmes një shkrimi të publikuar në rrjetet sociale, Dosti e cilësoi deklaratën e Ramës si fyese ndaj shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë, duke theksuar se ata janë pjesë e të njëjtit komb dhe kanë të drejtë të kontribuojnë për çështjet që, sipas tij, prekin të gjithë shqiptarët.

Sipas analistit, protestuesit që kanë marrë pjesë në tubimet e fundit në Tiranë po ushtrojnë një të drejtë demokratike dhe qytetare, ndërsa pjesëmarrja e shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të shihet si ndërhyrje, por si solidaritet kombëtar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dosti përdori tone të ashpra ndaj Ramës, duke e akuzuar atë për qëndrime antikombëtare dhe për dëmtim të interesave të shqiptarëve në rajon. Ai vlerësoi se largimi i kryeministrit shqiptar nga pushteti është kërkesë e shumë qytetarëve dhe e konsideroi këtë një çështje me rëndësi kombëtare.

Në reagimin e tij, analisti theksoi se shqiptarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora do të vazhdojnë të ndihen të lidhur me Shqipërinë dhe të angazhohen për zhvillimet politike që, sipas tij, ndikojnë në të ardhmen e përbashkët të kombit shqiptar.

Shkrimi i Dostit vjen në një periudhë tensionesh politike në Shqipëri, ku protestat dhe debatet mes mazhorancës dhe opozitës kanë qenë në qendër të vëmendjes publike. Shkrimi i plotë: …Vijne njerez nga Kosova e Maqedonia per te shpetuar Shqiperine ne emer te shqiptareve…

Kjo eshte thenia e fundit teper fyese e Rames ne adrese te shqiptareve te pertej kufirit e vecmas edhe ndaj protestuesve qe kane 3 jave qe nga Tirana po tundin europen e boten me protesten e tyre paqesore, demokratike e qytetare e qe kerkojne se pari largimin e Rames .

Ata qe vijne prej andej nga thua ti mor maskara jane i njejti gjak yni …jane shqiptare e patriote qe e duan Atdheun e popullin e tyre…ndaj dhe vijne ne shtepine e tyre. Ndaj dhe vijne tek njeri tjetri per te zgjidhur hallin e tyre te perbashket…largimin e se keqes se tyre te madhe qe kane mbi krye…e qe je TI.

Ata vijne qe te gjithe shqiptaret se bashku te shkulin nga rrenjet e te zhdukin nga ajo toke cibane e vemje si puna jote dhe e atyre qe te rrethojne ty…ne menyre qe me se fundi ai vend e ai popull te marrin fryme lirisht . Ndaj dhe vijne e mire bejne qe vijne …per te mos e lene me vendin ne duart e tua e te bandes tende kriminale.

Vetem nje anti shqiptar i terbuar e qe se lidh kerkundi asgje as me Shqiperine e shqiptaret si puna jote mund ta thote nje shprehje te tille prej bastardi. Edhe serbi me i terbuar prej shqiptarise nuk do guxonte te nxirrte nga goja nje shprehje te tille si e jotja mor maskara.

Largimi yt dhe denimi yt eshte sot hall e prioritet i cdo shqiptari te ndershem mor maskara…eshte imperativ kombetar, mbarekombetar e nderkombetar biles.

Madje jo vetem i shqiptareve te Shqiperise e i atyre shqiptareve te tjere qe te paskan bezdisur ty pse vijne nga Kosova e Maqedonia por edhe i krejt shqiptareve ne mbare boten ku punojne e jetojne shume prej te cileve i perzure pikerisht ti nga Atdheu i tyre.

Pasi i bere shqiptaret me te varferit e me te poshtruarit e botes, pasi i bere lesh e li shqiptaret e Maqedonise, pasi ju ngule kush sa here nga pas shpine thiken e tradhetise Kosoves e popullit te saj…tani ti mor maskara guxon e i fyen e ofendon kaq rende e i quan …” ca njerez qe vijne nga Kosova e Maqedonia per te shpetuar Shqiperine ” ne emer te shqiptareve .

Ata vijne e do vijne sa te jete jeta se vijne ne Atdheun e tyre Meme …dhe mirese vijne dhe deren e kane hapur jete e mot …por pyetja qe vlen ne kete rast te behet eshte… po ti nga sot e mbrapa ne c’ te semes do shkosh…

Burimi: Bota Sot