Lajm i rëndë për Brazilin: Raphinha rrezikon Botërorin

0%

Shpërndaje në: Ylli i Barcelonës, Raphinha, rrezikon që t’i mungojë Brazilit në pjesën e mbetur të Botërorit. Raphinha u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 40-të në fitoren 3:0 të Brazilit ndaj Haitit. Testet mjekësore kanë konfirmuar se Raphinha ka pësuar këputje të muskulit të kofshës.

Raphinha ka pasur probleme me lëndim në kofshë edhe përgjatë edicionit 2025/26 me skuadrën e Barcelonës. Sulmuesi i krahut i mungoi Barçës në 24 ndeshje. Brazili pas dy ndeshjeve të zhvilluara ka një fitore dhe një barazim. I prin Grupit C me katër pikë.

Burimi: Koha