Një përmbytje e fuqishme e menjëhershme ka goditur zonat malore të Nepalit pranë kufirit me Tibetin, duke shkaktuar të paktën tetë viktima dhe dëmtuar rrugë, ura dhe projekte energjetike.
Autoritetet nepaleze kanë dërguar helikopterë për operacionet e shpëtimit, por niveli i lartë i ujërave ka penguar uljen e tyre në zonat më të prekura, përfshirë Syapru Besi dhe Timure, në distriktin Rasuwa.
Autoritetet paralajmëruan se numri i viktimave dhe dëmet materiale mund të jenë shumë më të mëdha, ndërsa banorëve pranë lumit Bhote Koshi u është kërkuar të largohen drejt zonave më të larta.
Dëshmitarët përshkruan momentin e përmbytjes si të papritur dhe kaotike, duke thënë se u dëgjua një zhurmë e fuqishme para se ujërat të vërshonin drejt zonave të banuara, transmeton Telegrafi. भोटेकोसी नदी रसुवामा तिब्बत तर्फबाट ठुलो बाढी प्रवेश गरेकोले अर्को सूचना नआउँदासम्म त्रीशुली नदीको तटिय क्षेत्रका जिल्लाहरु नुवाकोट, धादिङ, चितवन, गोरखा लगायतका स्थानहरूमा उच्च सतर्कता सहित सुरक्षित स्थानमा रहन अनुरोध छ। pic.twitter.com/Zun6icZZCM — Nepal Police (@NepalPoliceHQ) August 26, 2026 Edhe në anën tjetër të kufirit, në Tibet, autoritetet raportuan “humbje të mëdha njerëzore” dhe persona të zhdukur, pasi një rrëshqitje dheu goditi një pikë kalimi kufitar mes Kinës dhe Nepalit.
Shkaku i saktë i përmbytjes ende nuk është përcaktuar. Megjithatë, autoritetet po shqyrtojnë mundësinë që ngjarja të jetë e lidhur me shkrirjen ose çarjen e një liqeni akullnajor, pasi një përmbytje vdekjeprurëse në të njëjtin lumë vitin e kaluar ishte shkaktuar nga zbrazja e një liqeni të tillë.
Ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet, ndërsa reshjet dhe niveli i lartë i ujërave po e vështirësojnë ndjeshëm operacionin e shpëtimit.
