Pas takimit dy ditor në Pogradec, Rama mbledh të premten në seli

0%

Kryeministri Edi Rama mbledh ditën e premte ministrat e kabinetit dhe drejtuesit politikë në qarqe. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Ergys Gjençaj. Mësohet se takimi do të zhvillohet në selinë e Partisë Socialiste, ndërkohë që karakteri i tij do të jetë takim organizativ politik dhe elektoral.

Mbledhja vjen pas takimit dy ditor që kreu i qeverisë zhvilloi në qytetin e Pogradecit.

Burimi: Bota Sot