Drenica debuton me spektakël në Ligën e Kampionëve të Futsallit,

0%

Klubi i Futsallit Drenica e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur bindshëm skuadrën turke Sakarya Karasu 1933 me rezultat 6-0. Kampioni i Kosovës në futsall ishte dominues gjatë gjithë ndeshjes, duke shënuar nga tri gola në secilën pjesë. Protagonisti kryesor i kësaj fitoreje ishte Luis Quintero, i cili realizoi tre gola.

Në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Jetmir Gashi, Mergim Dervishaj dhe Sebastian Sanchez. Me këtë triumf, Drenica ka marrë tri pikët e para në Grupin D të raundit preliminar të Ligës së Kampionëve në futsall. Skuadra kosovare, e cila po debuton në garat evropiane, në këtë grup ka edhe Ujpestin e Hungarisë dhe Muratën e San Marinos.

Vetëm fituesi i grupit siguron kalimin në raundin kryesor të garës. Pas këtij starti të fuqishëm, Drenica sot do të kërkojë të vazhdojë me rezultate pozitive dhe të sigurojë kualifikimin tutje në garat evropiane, kur do të përballet me Muratën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot