Qytetari kapet me patentë shofer të falsifikuar në Aeroportin e

0%

Një rast i dyshuar i falsifikimit të dokumentit është raportuar mbrëmjen e së martës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të dokumenteve personale dhe të automjetit, i dyshuari ka prezantuar një patentë shoferi të lëshuar nga një shtet tjetër, për të cilën dyshohet se është e falsifikuar.

Me urdhër të prokurorit, dokumenti është konfiskuar për procedura të mëtejshme. Ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Burimi: Bota Sot