Kombëtarja e Kosovës në volejboll për vajza do të zhvillojë sot një tjetër sfidë të rëndësishme në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Pas dy fitoreve radhazi ndaj Algjerisë dhe Maqedonisë së Veriut, “Dardanet” do të përballen me Turqinë, në një ndeshje që pritet të sjellë rivalitet të fortë në parket.
“Dardanet” kanë fituar dy ndeshjet e para dhe vijnë në këtë përballje me moral të lartë, duke synuar të vazhdojnë serinë pozitive edhe ndaj një kundërshtari të fortë si Turqia. Ndeshja Turqi – Kosovë zhvillohet sot, me fillim nga ora , në kuadër të garave të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.
