Një person ka marrë lëndime të rënda trupore pasi është sulmuar fizikisht nga një person tjetër. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës në lagjen Dardania në Prizren. Tutje thuhet se viktima është dërguar në trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë.
“Një m/k ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është sulmuar fizikisht nga i dyshuari m/k. Viktima është dërguar në trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë. Rasti në hetime”, thuhet në raport.
