PDK dhe Aleanca sërish ‘bllokojnë’ hyrjen e Qeverisë, kërkojnë nga

0%

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë vazhduar edhe sot aktivitetet para objektit të Qeverisë, duke kërkuar nga deputeti dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, që të kthehet në Kuvend dhe të mundësojë konstituimin e tij. Përfaqësues të dy partive thanë se Kurti duhet të marrë përgjegjësinë që i është dhënë përmes votës së qytetarëve.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, tha se qëllimi i aktivitetit është t’ia rikujtojnë Kurtit se askush nuk është mbi Kushtetutën. “Edhe sot jemi këtu para dyerve te Qeverisë, së bashku me kolegë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca dhe struktura tjera të dy partive, për të vetmin qëllim – t’ia rikujtojmë Albin Kurtit se askush nuk është mbi Kushtetutën.

Deputeti Kurti mund të ikë nga përgjegjësia që të japë llogaridhënie para nesh, por asnjëherë të ikë para përgjegjësisë, para respektimit të ligjit dhe respektimit të vullnetit të qytetarëve.” – tha Musliu – Shoshi. Ndërkaq, deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, tha se objektet e institucioneve janë vetëm ndërtesa, ndërsa përgjegjësia u takon njerëzve që kanë marrë mandat nga zgjedhjet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Jemi para objektit të qeverisë, në fund të fundit edhe objekti i Kuvendit janë vetëm objekte, por në fakt kërkojnë që të marrin përgjegjësi njerëz që kanë marrë obligime nga zgjedhjet e fundit.” – u shpreh ajo. Haxhiu akuzoi Kurtin se nuk po i përmbush përgjegjësitë që i ka marrë nga qytetarët dhe se po e bllokon funksionimin e institucioneve.

“Njerëz që nuk e çojnë mesazhin në vend duke marrë përgjegjësitë e veta, sikurse deputeti Kurti që ka uzurpu pozitën e kryeministrit, ka uzurpu edhe Kuvendin duke blloku jetën e qytetarit që nga niveli lokal.” – theksoi Haxhiu. Ajo i bëri thirrje Kurtit që të kthehet në Kuvend dhe të marrë përgjegjësinë si parti e parë.

“Nga këtu e thërrasim edhe njëherë, eja merre përgjegjësinë si parti e parë. Por mosmarrja e përgjegjësisë dhe bllokimi është mesazh i qartë se durimit po i vjen fundi.” Haxhiu pati kritika edhe për mënyrën e shpenzimit të buxhetit, duke kërkuar që, siç tha ajo, të mos keqpërdoret.

“Pra, edhe njëherë e thërrasim, merr përgjegjësitë, mos keqpërdor buxhetin, duke dërguar në Serbi.” Aktivitetet e PDK-së dhe Aleancës para objektit të Qeverisë po zhvillohen në vazhdën e përpjekjeve të këtyre partive për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive dhe funksionalizimin e institucioneve të reja.

Aktivitet e tilla para ndërtesës së Qeverisë, Partia Demokratike e Kosovës i ka filluar nga 13 gushti i këtij viti. Seanca konstituive e legjislaturës së 11-të ka filluar më e më pas ka vazhduar edhe më për të mosvazhduar më.

PDK në vazhdimësi i ka dërguar letra edhe kryesuesit të seancës konstituive Avni Dehari për të vazhduar seancën por që ai ka refuzuar pa pasur një marrëveshje politike mes partive, marrëveshje që zgjidh edhe çështjen e presidentit.

Në aktgjykimin e , gjykata kishte përcaktuar se procedura e konstituimit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e organeve të tij drejtuese. Ndërkohë, është tejkaluar edhe afati 48-orësh i përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit si maksimumi i lejuar i ndërprerjes së seancës.

Pavarësisht kësaj, seanca konstituive ende nuk ka përfunduar dhe përplasjet politike vazhdojnë të pengojnë formimin e institucioneve të reja. Më , Albin Kurti i LVV-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së kanë mbajtur takim për të gjetur një emër konsensual për president të vendit. Pas takimit kanë deklaruar se në takimin e radhës do të flasin në tavolinë me emra konkretë.

Burimi: Kallxo