Përfundon riatdhesimi nga Siria/ Kthehen në Shqipëri 5 shtetas, gra

0%

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se ka përfunduar operacioni për riatdhesimin vullnetar nga Siria të pesë shtetasve shqiptarë, mes tyre gra dhe fëmijë.

Operacioni u finalizua më , pas një procesi të gjatë dhe të kujdesshëm, që kërkoi bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm mes institucioneve shqiptare, përfaqësive diplomatike e konsullore dhe autoriteteve të vendeve të përfshira.

Sipas Ministrisë, kthimi i shtetasve shqiptarë nga zona të prekura nga konflikti përbën një shprehje të përgjegjësisë së shtetit për mbrojtjen e qytetarëve të tij, edhe në situata të vështira dhe komplekse. Pas mbërritjes në Shqipëri, pesë shtetasve të riatdhesuar do t’u ofrohet asistenca e nevojshme, ndërsa do t’i nënshtrohen edhe vlerësimeve shëndetësore dhe psikosociale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Institucionet përgjegjëse do të vijojnë punën për akomodimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri. Ministria e Jashtme ka falënderuar institucionet dhe strukturat shqiptare të përfshira në operacion, si dhe autoritetet e huaja, veçanërisht ato siriane, për mundësimin e përfundimit të procedurave dhe sigurimin e tranzitit të shtetasve.

Ministria thekson se Task-Forca ndërinstitucionale do të vijojë punën për ndjekjen e procesit të rehabilitimit dhe riintegrimit të personave të kthyer. Në të njëjtën kohë, institucionet do të vijojnë përpjekjet për riatdhesimin e shtetasve të tjerë shqiptarë, sa herë që të krijohen kushtet e nevojshme për kthimin e tyre të sigurt në Shqipëri.

Burimi: Bota Sot