“Pronar i shtetit ishte Thaçi, e jo Kurti” – Bytyçi me reagim të

0%

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Andri Nuhillarit për Albin Kurtin, duke bërë krahasime me qeverisjen e ish-presidentit Hashim Thaçi. Bytyçi tha se, sipas tij, Kurti ka mbrojtur sovranitetin e Kosovës dhe nuk mund të quhet “pronar i shtetit”, por “rojtar i tij”, ndërsa akuzoi Thaçin se kishte imponuar vendime që i cilëson të dëmshme për Kosovën.

Shkrimi i plotë: Fitorja e zgjedhjeve nuk të bën pronar i shtetit, thotë Andri. Dhe për këtë i drejtohet Albin Kurtit. Por Andri Nuhillari ishte këshilltar i Thaçit dhe e di se Pronari i shtetit, ishte Hashim Thaçi. Ose Thaçi? – Sepse me 33 përqind të votave imponoi: 1.

Ndryshimet kushtetuese dhe vitin me dy të tretat të asosacionit serb, amnistinë për krimet serbe në Kosovë, marrëveshjen e 19 prillit 2013 me Daçiqin, krijimin e Gjykatës Speciale ne Hagë, Faljen e 8200 ha tokë Malit të Zi etj. Këtë imponim anti-shqiptar e anti- Kosovë unë e quaj pronësi mbi shtetin. Andri e di këtë. Po Kurti çfarë është? Ai vendosi sovranitet në veri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nuk pranoi ta votojë as demarkacionin, as asosacionin, as Gjykatën Speciale, as amnistinë e kriminelëve serbë dhe ndikoi fuqishëm për të parandaluar ndarjen e Kosovës. Prandaj Kurtit i duhet vënë nofka rojtar i shtetit, jo pronar, sepse si pronar i shtetit u sollën Hashimi e të tjerë si ai!

Burimi: Bota Sot