Analisti Rron Gjinovci ka reaguar pas aktakuzës së ngritur ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh, duke hedhur akuza për ndikimin e Serbisë në mediat kosovare. “Fell ka hi Serbia sidomos në mediat e Kosovës”, ka shkruar Gjinovci në Facebook, duke iu referuar pretendimeve të Prokurorisë se materiale të siguruara nga BIA dyshohet se janë përcjellë për publikim në media.
Sipas aktakuzës, Sheholli dyshohet se ka vepruar sipas udhëzimeve të një plani të organizuar, ndërsa në dosje përmenden edhe kontakte lidhur me kohën e publikimit të materialeve.
Shkrimi i Gjinovcit në Facebook: Fell ka hi Serbia sidomos në mediat e Kosovës 😀 “Prokuroria ka thënë se gjatë hetimeve është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë se materialet e siguruara nga i pandehuri nga BIA, përkatësisht nga Bojan Dimiq, të vërtetuara edhe përmes masave të veçanta hetimore, i pandehuri Sheholli vepron sipas planit të organizuar dhe me qëllim ushtrimit të presionit dhe shantazhit ndaj Nenad Rashiq dhe zyrtarëve të tij, i kishte dorëzuar Milaim Zekës materiale për publikim, ndërsa në këmbim të tyre ky i fundit pretendohet se ka pranuar shumën prej 1 mijë euro.Pas dorëzimit të materialit, dosja përshkruan se Bojan Dimiq kontakton të pandehurin Fatmir Sheholli dhe interesohet nëse materiali është publikuar dhe jep udhëzimet e tij, ndërsa më Fatmir Sheholli i përcjell Milaim Zekës detyrën që merr nga Bojan Dimiç, që publikimi të bëhet më herët.”
