Edhe sot do të ketë kufizim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se kufizimi në autoudhë do të jetë në fuqi nga ora deri në , për shkak të temperaturave të parashikuara prej 32 gradë Celsius ose më shumë.
Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi do të lejohet pa kufizime. Nga ky kufizim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore. Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që ta respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
