​Sot ndalohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Sipas njoftimit të ministrisë, kufizimi do të vlejë në autoudhë nga ora deri në , për shkak të temperaturave të larta që pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.

Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime. Nga ky kufizim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente, si dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot