Tragjedi në një spital në Pakistan: Zjarri ua merr jetën 14 të

0%

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në repartin e neonatologjisë të spitalit “Pakistan Institute of Medical Sciences” në Islamabad, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë. Sipas zëdhënëses së PIMS, Aneeza Jalil, 14 foshnja të porsalindura kanë humbur jetën në zjarr. Një tjetër foshnjë është arritur të shpëtohet, raporton BBC.

Në vendngjarje janë dërguar zjarrfikës, ambulanca dhe ekipe të emergjencës. Sipas autoriteteve, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nga spitali të paktën 19 persona, mes tyre 10 gra, shtatë fëmijë dhe dy burra.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka shprehur “dhimbje të thellë dhe keqardhje të madhe” për tragjedinë dhe ka urdhëruar zhvillimin e një hetimi të menjëhershëm për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. “Një situatë e tillë me fëmijët është e pariparueshme ”, thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sharif ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e foshnjave, duke theksuar se zemra e tij është e tronditur nga kjo ngjarje tragjike. Autoritetet vijojnë ndërhyrjen në spital, ndërsa pritet që hetimet të përcaktojnë shkakun e zjarrit dhe rrethanat e sakta të tragjedisë.

Burimi: Bota Sot