Kosova U18 mundet nga Maroku

0%

Kosova U18 për vajza ka pësuar një tjetër humbje në Lojërat Mesdhetare duke u mposhtur nga Maroku me rezultatin 4:0. Golat u shënuan nga Mouradi(6’ dhe 13’) dhe Abajiou(38’ dhe 49’). Në ndeshjen e luajtur në Franco Fanuzzi Stadium nuk kishte shumë histori, por për vajzat “Dardane” kjo mund të shërbejë si një përvojë e rëndësishme ndërkombëtare.

Kjo ishte humbja e tretë në këtë veprimtari pas Portugalisë(3-0) dhe Italisë(4-1).

Burimi: Bota Sot