LASK Linz ka siguruar më në fund kualifikimin në Champions League. Ata arritën të eliminojnë gjigantin evropian, Celticun me rezultat 5:1 duke e përmbysur humbjen 3:0 të ndeshjes së parë. Pjesë e skuadrës austriake është edhe lojtari nga Kosova, Art Smakaj por që nuk u aktivizua në këtë ndeshje.
Golat u shënuan nga Usor, Ljubicic, Adeniran (2 gola) dhe Flecker, ndërsa të vetmin për Celticun e shënoi McGregor. LASK Linzi, kështu i bashkohet Bodo/Glimtit dhe Sabah FK si të kualifikuarat nga play-offi.
