Arsimi nga Çegrani ka përforcuar radhët me futbollistin Ebrima Gaye. Synimi i Arsimit është që të arrijnë rezultate sa më të mira në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. “KF Arsimi ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e ri në skuadër Ebrima Gaye, sulmues qendror nga Gambia.
Sulmuesi shtatëlartë 1,93 vjen nga radhët e Ballkanit, ndërsa më herët ka luajtur me BST Galaxy në Gambi, dhe CasaSports në elitën senegaleze! 23 vjeçari vjen të përforcojë edhe më shumë sulmin verdh e zi, ndërsa ne i urojmë sa më gola me fanellën tonë! :, ka njoftuar FC Arsimi.
