Vdes në QKUK këmbësori që u godit nga vetura në rrugën

0%

Një këmbësor ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një veturë në rrugën Podujevë-Prishtinë. Aksidenti ka ndodhur të hënën rreth orës , ndërsa këmbësori fillimisht ishte dërguar për trajtim në QKUK. Policia ka bërë të ditur se sot rreth orës është njoftuar nga QKUK-ja për vdekjen e këmbësorit. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Ndërkohë, hetuesit e Njësitit të Trafikut Rajonal kanë identifikuar dhe lokalizuar të dyshuarin, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Burimi: Bota Sot