Nico O’Reilly shpallet “Lojtari i Ri i Vitit” në Premier Ligë

0%

Nico O’Reilly ka fituar çmimin Premier League Young Player of the Season për sezonin 2025/26, duke kompletuar një tjetër vlerësim individual pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Manchester Cityn. 21-vjeçari anglez ishte një nga zbulimet e mëdha të sezonit në skuadrën e Pep Guardiolës, duke u shquar për agjilitetin, energjinë dhe aftësinë për të luajtur në disa pozita.

Edhe pse ishte zhvilluar si mesfushor në akademinë e Cityt, O’Reilly u shndërrua në një opsion të rëndësishëm edhe në krahun e majtë të mbrojtjes. Një nga momentet më të veçanta të sezonit erdhi në finalen e EFL Cup, ku O’Reilly shënoi të dy golat në fitoren 2-0 ndaj Arsenalit, duke treguar se mund të vendosë ndeshjet e mëdha.

Ai gjithashtu bëri debutimin me Kombëtaren e Anglisë gjatë këtij sezoni. Ky është një tjetër çmim i rëndësishëm për O’Reillyn. Ai më herët ishte shpallur edhe Academy Graduate of the Year, ndërsa tani është vlerësuar si lojtari më i mirë i ri në Premier League.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me këtë sukses, O’Reilly bëhet futbollisti i katërt i Manchester Cityt që fiton çmimin Premier League Young Player of the Season, pas Phil Fodenit, i cili e fitoi dy herë, dhe Erling Haalandit. Një tjetër sukses individual për talentin e Manchester Cityt, i cili tashmë shihet si një prej produkteve më premtuese të akademisë së klubit anglez.

Burimi: Bota Sot