A do ta zëvendësonte Fodën? Hekuran Kryeziu flet për të ardhmen

0%

Hekuran Kryeziu ka folur për mundësinë që një ditë të marrë drejtimin e Kombëtares A të Kosovës, nëse do të krijohej një situatë ku ai do të duhej ta zëvendësonte Franco Fodën. Në një prononcim për kp nga Taranto, Kryeziu është treguar i rezervuar, duke bërë të qartë se aktualisht vëmendja e tij është e përqendruar te Kosova U21, të cilën e drejton si përzgjedhës.

“Së pari jam falënderues që më ka ardhur mundësia t’i bashkëngjitem para një viti e gjysmë U-21-shave. Më pastaj, prej dhjetorit, janarit ma ka dhënë kryetari besimin për këto U-21-sha, si selektor. Dhe për momentin është fokusi aty, si kthehemi prej këtij turneu, prapë vijnë garat zyrtare kualifikuese.

Nuk mendoj aq larg, e dimë që jeta e trajnerit është shumë e shpejtë, kështu që nuk mendoj aq larg”, tha Kryeziu. Kështu, për momentin, ish-reprezentuesi i Kosovës nuk dëshiron të spekulojë për një kalim të mundshëm te Kombëtarja A, duke insistuar se prioriteti i tij është puna me gjeneratën e re.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kryeziu mori drejtimin e Kosovës U21 në fillim të vitit dhe tash po e shfrytëzon edhe përvojën e tij si ish-futbollist i Përfaqësueses për të ndërtuar një grup sa më konkurrues. Sa i përket një të ardhmeje në stolin e Kombëtares A, përgjigjja e tij mbetet e qartë: për momentin nuk mendon aq larg.

Burimi: Bota Sot