Egnatia do të zbres në fushë pas 2 ditësh kundër Lillestrom, ndeshja e dytë e fazës Play Off të Europa League. UEFA ka përcaktuar edhe arbitrin e këtij ballafaqimi, i cili do ta mbahet në Norvegji. Joao Pinheiro i është besuar të mbaj rolin e kryesorit, shoqëruar nga “trupa” portugeze si Luciano Maia, Hugo Marques (asistentë), kurse Joao Gonçalves në pozitën e arbitrit të 4-të.
Tiago Martins dhe Andre Narciso do të jenë në VAR. Ky vendim i UEFA-s nuk sjell aspak siguri, marrë shkas nga e shkuara. Ndeshja Bayern Munich – PSG (1 : 1), u shoqërua me polemika të mëdha, aty ku u aludua gjerësisht për 1 penallti të padhënë në adresim të Bayern dhe kartoni i kuq i mohuar në adresim të PSG-së..