Egnatia fiton derbin ndaj Ballkanit

0%

Egnatia fiton derbin ndaj Ballkanit! Egnatia ka fituar me rezultatin 3-1 miqësoren kundër Ballkanit, që u zhvilluar ditën e sotme në Bansko, aty ky kampionët e Shqipërisë po zhvillojnë një mini-fazë përgatitore në prag të ndeshjeve kualifikuese të Champions League. Albano Aleksi, Alessandro Albanese dhe Eneo Bitri kanë shënuar për Egnatian në derbin kundër Ballkanit.

Kjo ishte miqësorja e dytë për rrogozhinasit në tokën bullgare. Në ndeshjen e parë Egnatia u mund 3-2 nga CSKA Sofia.

Burimi: Bota Sot