PDK dorëzon në Kuvend kërkesën që seanca të thirret nesër

0%

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar kërkesën që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet më në ora . Përparim Gruda nga PDK, ka dorëzuar kërkesën në emër të partisë në drejtim të kryesuesit të seancës, Avni Dehari. Kërkesa u dorëzua te Zyra e Sekretarit. “Në emër të partisë i bëj thirrje deputetit Kurti ta lejojë Deharin ta thërrasë seancën.

Deharit nuk i takon ta japë asnjë vlerësim politik, ka rol teknik për ta thirrur seancën dhe për ta realizuar atë”- ka thënë ai më . Në letrën e protokolluar më 13.08. 2026, PDK thekson se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Subjekti politik sqaron se, sipas jurisprudencës kushtetuese, tejkalimi i afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e institucionit legjislativ, ndaj vonesat e mëtejshme vetëm sa e thellojnë këtë bllokadë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, PDK i rikujton kryesuesit se roli i tij si deputeti më i vjetër në moshë është i kufizuar nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit vetëm në lehtësimin e ecurisë së seancës.

Në letër potencohet se kryesuesi nuk ka kompetencë të vendosë mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike se kur duhet të vazhdojë ky proces, pasi negociatat politike mund të zhvillohen vetëm brenda kornizës kushtetuese.

“Vlerësimet dhe negociatat politike u takojnë forcave politike dhe ato mund e duhet të zhvillohen vetëm brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës, të cilën të gjithë jemi të obliguar ta respektojmë”- shkruan në letër. Paraprakisht, disa deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nisën ditën duke qëndruar para hyrjes së objektit të Qeverisë së Kosovës më .

Ata kërkuan të thirret seanca për konstiuuimin e Kuvendit. Ky aktivitet i tyre vjen një ditë pasi ata patën përplasje me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në sallën e Kuvendit, e cila ishte dedikuar për vizitë nga mërgimtarët.

Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme e PDK-së në një konferencë për media tha se “nuk ka krim më të madh se sa kur besimi qytetar keqpërdoret.” Sipas Çitakut, Albin Kurti, kryeministri në detyrë, duhet të jetë në Kuvend për ta konstiuuar atë.

“Nuk jemi këtu për të bërë puç, ne jemi këtu m’i thanë Albin Kurtit – zotëri eja në Kuvend, shumicën e ke, ndërtoje qeverinë dhe ecim tutje por për t’i thënë Kurtit eja në Kuvend… Mbrëmë vonë kanë marrë vendime, kush janë ata për me marrë vendime.” – ka deklaruar Çitaku më . Enver Hoxhaj i PDK-së vlerëson se kjo situatë që po ndodh në Kosovë “është absurde”.

“Asnjëherë nuk ka ndodhë që dikush 18 muaj e 5 ditë të qëndrojë në zyret e kryministrit dhe ministrat të qëndrojnë në zyret e tyre, duke shkelë Kushtetutën e Kosovës. Sa herë jam betuar si deputet e kam lëshuar zyren si ministër i Jashtëm dhe kam mbetë si deputet… Ne nuk e kemi një qeveri legjitime më.” – tha Hoxhaj.

Hoxhaj e ka ftuar Avni Deharin, kryesuesin e Kuvendit që ta ftojë seancën konstiuuive, kurse për Kurtin, që ta lëshoj zyrën e kryeministrit. Në anën tjetër, Çitaku tha se nuk janë për t’ia penguar rrugën Kurtit në Qeveri, por siç tha “ai është bërë pengesë”.

Pas disa minutash pritje, ata janë përplasur me Arlind Manxhukën, zëdhënësin e Qeverisë, i cili ju tha se Kurti është në zyrë, ndërsa deputetët e ftuan atë që të vinte poshtë. Pastaj kanë tentuar të hyjnë brenda për ta verifikuar këtë, por kanë zgjedhur të vazhdojnë për në sallën e Kuvendit, për ta paraqitur kërkesën për seancën konstiuuive.

Ata bashkë me deputetë të Aleancës u mbledhën në Kuvend, më , dhe kërkuan vazhdimin e seancës konstituive e respektimin e rendit kushtetues, ndërsa kryesuesi i seancës, Avni Dehari, paraprakisht ka deklaruar përmes Facebook se pa një marrëveshje politike, çdo vazhdim i saj do të ishte “seancë shterpë”.

Burimi: Kallxo