Skuadra e Dinamos ka arritur në Qipro, ndërsa pas dy ditësh do të zhvillohet “finalja” me Pafos. Barazimi 1 – 1 në ndeshjen e parë lë gjithçka të hapur për kualifikimin në fazën e grupeve të Conference League. Në një video të radhës në rrjetet sociale, disa prej lojtarëve të Dinamos janë shprehur optimist.
Jo vetëm kaq, por sulmuesi Florenc Farruku ka shkuar më tej, me rezultat fiks dhe shënues. Eridon Qardaku: Shpresojmë për fitore, normal. Edmir Sali: Do të jetë ndeshje shumë e luftuar, shumë e fortë. Jam shumë pozitiv që mund ta fitojmë këtë ndeshje. Bruno Dita: Ndeshje e vështirë, e fortë. Shpresojmë të kthehemi me fitore dhe kualifikim. Hekuran Berisha: Do të jetë e vështirë.
Besojmë se do kualifikohemi në grupet e Conference League. Personalisht shpresoj të shënoj gol dhe të arrijmë fitoren. Lorenco Vila: Shkojmë në Qipro për kualifikim dhe shpresojmë të bëjmë një ndeshje të madhe, pse jo të arrijmë një rezultat pozitiv. Flamur Ruçi: Shpresoj të fitojmë. Besoj se përfundon 1 – 0 për ne. Florenc Farruku: Fitojmë 2 – 1, dy golat te ne i shënon Hekuran Berisha.