Konjufca pret në takim lamtumirës shefen në detyrë të Zyrës së BE-së

0%

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Glauk Konjufca priti sot në takim lamtumirës Shefen në detyrë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova. Konjufca e falënderoi Palatovan për angazhimin, bashkëpunimin dhe kontributin e saj në forcimin e dialogut ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Në takim u theksua rëndësia e avancimit të procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me BE-në në fushat me interes të përbashkët. Zëvendëskryeministri Konjufca i uroi Palatova suksese në angazhimet e saj të ardhshme.

Burimi: Bota Sot