Sveçla pret në takim shefin e ri të EULEX-it, flasin për zbulimin e

0%

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në një takim njoftues shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes, të cilin e uroi për detyrën e re. Me këtë rast, sipas komunikatës për media, Sveçla falënderoi EULEX-in për kontributin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës.

“Gjithashtu, Ministri Sveçla shprehu mirënjohje edhe për mbështetjen e dhënë nga EULEX gjatë gërmimeve të zhvilluara në varrezat masive në Zubin Potok” , thuhet në njoftim. Gjatë takimit, në njoftim theksohet se Sveçla dhe Lopes diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës, EULEX-it dhe partnerëve të tjerë.

“Ministri Sveçla ritheksoi përkushtimin për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot