​Trump shqyrton riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”,

0%

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se po shqyrton mundësinë e ndryshimit të emrit të Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, ndërsa lufta tregtare mes vendit që ai udhëheq – Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, po përshkallëzohet.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se ideja po merret “seriozisht” në konsideratë, pasi, sipas tij, SHBA-ja nuk pret të bëjë më shumë biznes me provincën Ontario. Një veprim i tillë do të pasonte vendimin e tij të vitit të kaluar për riemërtimin e Gjirit të Meksikës në “Gjiri i Amerikës”, shkruan AP.

Liqeni Ontario ndodhet në kufirin mes Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara dhe është një nga pesë Liqenet e Mëdha të Amerikës së Veriut. Pjesa më e madhe e brigjeve të tij i përket provincës kanadeze Ontario, ndërsa në anën amerikane kufizohet me shtetin e Nju Jorkut. Qyteti i Torontos shtrihet në bregun veriperëndimor të liqenit. Ontario, ndërkaq, është provinca më e populluar e Kanadasë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aty ndodhen Toronto, qyteti më i madh i vendit, dhe Ottawa, kryeqyteti i Kanadasë. Tensionet mes këtij shtetit dhe SHBA-së janë rritur pasi administrata amerikane vendosi tarifa prej 50 për qind ndaj mallrave kanadeze me vlerë 20 miliardë dollarë, pas dështimit të negociatave. Kanadaja pritet të përgjigjet me masa hakmarrëse.

Trump ka kërcënuar gjithashtu me tarifa të reja prej 50 për qind ndaj automjeteve, pjesëve të makinave dhe çelikut kanadez, ndërsa u ka kërkuar drejtuesve të këtij vendi të “rreshtohen” ose të përballen me pasoja edhe më të rënda. Kryeministri kanadez Mark Carney ka akuzuar Uashingtonin se synon ta vendosë Kanadanë në pozitë të varur dhe të godasë industritë kryesore të saj.

“Gjatë negociatave mësuam se amerikanët duan të shkatërrojnë industritë tona kryesore, përfshirë automobilat, çelikun dhe aluminin. Kjo ishte një nga arsyet kryesore pse thamë jo. Ishte marrëveshje e keqe” , deklaroi Carney, përcjellë AP.

Ministri kanadez i Financave, François-Philippe Champagne, së bashku me tre ministra të tjerë, pritet të paraqesë masat mbështetëse për punëtorët e prekur nga tarifat.

Burimi: Bota Sot