Një kontroll policor në orët e hershme të mëngjesit pranë Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Poshtëm ka çuar në inicimin e një rasti për armëmbajtje pa leje ndaj një 19-vjeçari, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari është Elionit Buzhala, rreth 19-vjeçar.
Gjithçka ka ndodhur më 25 gusht, rreth orës , derisa një njësi policore po patrullonte në Lagjen Jashari, në afërsi të Kompleksit Memorial. Policët kanë vërejtur disa persona të ulur në atë zonë dhe kanë vendosur t’i verifikojnë dhe kontrollojnë.
Gjatë kontrollit të personave nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, por situata ka marrë tjetër drejtim kur policët kanë kontrolluar edhe veturën me të cilën ndodheshin – një Audi të zi me targa të huaja. Në derën e pasagjerit, Policia ka gjetur nëntë gëzhoja të kalibrit 9 mm, që sipas të dhënave fillestare janë të një pistolete me gaz.
Gëzhojat janë sekuestruar, ndërsa personat janë shoqëruar në Stacionin Policor në Skenderaj për intervistim. Por hetimet nuk janë ndalur aty. Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, është urdhëruar edhe bastisja e shtëpisë së Buzhalës. Gjatë kontrollit të shtëpisë, sipas informacioneve që ka Sinjali, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Me urdhër të Prokurorit, ndaj 19-vjeçarit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Pas intervistimit, Buzhala është liruar në procedurë të rregullt. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
