Gakpo mund të largohet nga Liverpooli

0%

Merkato e Liverpool nuk është mbyllur ende dhe klubi po lëviz në disa drejtime, si në afrimin apo largimin e disa lojtarëve. Kështu, Cody Gakpo mund të largohet nga Liverpool në ditët e fundit të afatit kalimtar. Pas Tottenham, edhe Manchester City ka vënë syrin tek anësori holandez, i cili është shprehur i hapur për një largim.

Megjithatë, “reds” janë të gatshëm ta largojnë atë vetëm nëse bëjnë ardhje të reja në sulm dhe emri i parë për të cilin interesohet Iraola është Barcola, aktualisht te PSG. Negociatat vazhdojnë midis PSG dhe Liverpool, për të cilin anglezët kanë ofruar 115 milionë euro.

Por, kjo shumë është refuzuar nga kampionët e Europës, që e vlerësojnë Barcola me një shifër marramendëse prej 140 milionë eurosh. Megjithatë, palët janë duke negociuar për gjetjen e një marrëveshjeje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot