​Vuçiq: Konflikti me NATO-n për Kosovën s’na duhet…s’do të jem ai

0%

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Beogradi do të përdorë të gjitha mjetet diplomatike dhe paqësore për, siç tha ai, mbrojtjen e popullatës serbe në Kosovë, duke shtuar se një konflikt me NATO-n nuk i nevojitet vendit të tij, në këtë moment. “Po përpiqemi të luftojmë me të gjitha mjetet diplomatike dhe paqësore për ta ruajtur popullatën tonë.

Konflikti me NATO-n nuk na duhet në këtë moment, por nuk do të lejojmë pogromin dhe dëbimin e njerëzve tanë” , deklaroi Vuçiq gjatë një vizite që bëri të martën në fshatin Stanjevë, në Qarkun e Rasinës në Serbinë qendrore, raporton Novosti.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët në këtë zonë, ai tha se e kupton “zemërimin dhe mllefin” që ata kanë, për shkak të asaj që ai e cilësoi si “veprimtari të shfrenuar të Albin Kurtit” në Kosovë. Sipas tij, Serbia ndodhet në një situatë ku vendimmarrja është jashtëzakonisht e vështirë dhe çdo veprim duhet të peshohet me kujdes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“E kuptoj zemërimin, mllefin dhe indinjatën tuaj, e imja është edhe më e madhe. Përpiqem të mos rrezikoj shumë më tepër nga ajo që tashmë na është rrezikuar” , tha presidenti serb. Ai deklaroi gjithashtu se nuk dëshiron të jetë personi që do t’ua kthejë nënave serbe fëmijët “në arkivole”. “Kush do t’ua kthejë nënave fëmijët në arkivole? Unë nuk do të doja ta bëja këtë” , tha Vuçiq.

Burimi: Bota Sot