Analisti Frashër Oseku ka publikuar një postim ku, duke iu referuar raportimeve të KALLXO.com, shkruan se Fatmir Sheholli dyshohet se i ka dhënë 1 mijë euro gazetarit Milaim Zeka në këmbim të publikimit të një materiali që dyshohet se ishte përgatitur nga shërbimi inteligjent serb BIA.
Sipas postimit, Prokuroria Speciale, përmes masave të fshehta, ka siguruar një komunikim mes Shehollit dhe Zekës, të zhvilluar më 30 shtator. Postimi: Në shtator të vitit të kaluar, Fatmir Sheholli ia dorëzoi një mijë euro gazetarit Milaim Zeka në këmbim të publikimit të një materiali të cilin dyshohet se e kishte përgatitur shërbimi inteligjent serb (BIA).
Përmes masave të fshehta, Prokuroria Speciale ka siguruar një komunikim mes Shehollit dhe Zekës të zhvilluar më 30 shtator. Burimi: kallxo.com #Liriakaemër
