“Çështja” Jeremy Doku kërcënon ta shoqërojë Belgjikën gjatë gjithë fushatës së saj në Kupën e Botës. Anësori i Manchester City-t është gati të largohet nga kampi stërvitor i ekipit të Rudi Garcias për t’u rikthyer në Angli, ku jeton, për të marrë pjesë në lindjen e fëmijës së tij të parë.
Gruaja e tij, Shireen, pritet të lindë në javën e dytë të korrikut, kur Belgjika mund të jetë në çerekfinalet e Kupës së Botës në Amerikë. Doku tha se është i gatshëm të humbasë edhe një ndeshje vendimtare: “Është fëmija im i parë, kështu që dua shumë të jem atje. E di që federata i mbështet lojtarët dhe i kupton situatat e tyre.
Do të shohim çfarë ndodh.” Këto janë konsiderata të kuptueshme, por ato nuk u pritën mirë nga shtypi francez, veçanërisht nga gazetarja France Pierron: “Kur ke mundësinë të marrësh pjesë në një Kupë Bote, është një gëzim i jashtëzakonshëm. Ka qindra lojtarë që do të bënin gjithçka për të qenë në vendin tënd, dhe ti mund të mos e kesh më kurrë mundësinë.
Dhe i lë të gjitha këto për të shkuar dhe për të qenë dëshmitar i lindjes së fëmijës tënd? Babai është i padobishëm, ai është thjesht një figurë shtesë në atë moment.” Këto fjalë nuk u pritën mirë nga të ftuarit e tjerë në studio në “L’Equipe de choc”, përfshirë kampionin olimpik të boksit Brahim Asloum dhe komentatorin sportiv Yoann Riou.
“Një fëmijë është jeta juaj, dhe lindja është momenti më i rëndësishëm për një çift.”
