Merlini, rosa që po shndërrohet në yllin e Kupës së Botës

0%

Një personazh i pazakontë po tërheq vëmendjen e mijëra tifozëve gjatë Kupës së Botës 2026 në Meksikë. Merlini, një rosë dyvjeçare e veshur me fanellën jeshile të kombëtares meksikane, është kthyer në një fenomen viral dhe një nga figurat më të dashura të turneut. Gjithçka nisi kur pronarja e tij, Karla Ivette Gomez, u filmua duke ecur në rrugët e Meksiko Sitit me Merlinin pranë saj.

Videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe brenda pak ditësh rosa fitoi famë kombëtare. FIFA e ka quajtur madje ambasadoren e Meksikës, ndërsa kombëtarja publikoi një imazh simbolik ku Merlini fluturonte mbi stadiumin e Guadalajarës.

Popullariteti i Merlinit ka shkuar aq larg sa furra buke prodhojnë ëmbëlsira me figurën e saj, ndërsa televizione të ndryshme e ftojnë për ”analiza” të ndeshjeve. Përgjigjja e saj ndaj pyetjeve sportive mbetet gjithmonë e njëjtë ”kuak, kuak, kuak”. Në sheshin historik “Bellas Artes”, dhjetëra gazetarë dhe qindra kalimtarë mblidhen për ta parë nga afër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sapo mbërrin, njerëzit nxitojnë të bëjnë foto dhe video, duke e trajtuar si një yll të vërtetë. “Nuk e imagjinuam kurrë se do të bëhej kaq e famshme”, thotë Karla Gomez. Merlini ushqehet me fruta, perime, peshk dhe insekte, por pronarja pranon me humor se herë pas here rosa shijon edhe ndonjë taco meksikane.

Veterineri i ka thënë së fundmi se është pak mbi peshë, por kjo nuk duket se e pengon të vazhdojë turneun e tij të famës. Historia e Merlinit të kujton traditën e kafshëve që bëhen simbole të Kupës së Botës, si oktapodi i famshëm Paul në vitin 2010.

Megjithatë, këtë herë është një rosë me fanellën e Meksikës që po fiton zemrat e tifozëve dhe po sjell një dozë humori e gëzimi në festën më të madhe të futbollit.

Burimi: Bota Sot