Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familjes në lokacione të ndryshme në Kosovë. Në Podujevë është raportuar se dy persona kanë shkaktuar dhunë në familje ndaj një gruaje, e cila është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Sipas Policisë, rasti është raportuar më datë .
“Të dyshuarit pas intervistimit me vendim te prokurorit dërgohen ne mbajtje.” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë më . Në Prishtinë, Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar, një grua (shtetase e huaj) dhe një burrë, nën dyshimet se në gjendje të dehur e kanë sulmuar njëri-tjetrin më dhe kanë pësuar lëndime.
Organet e rendit bëjnë të ditur se të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Ndërsa njoftohet se njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë te të dyshuarit. Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Po ashtu në Prishtinë është arrestuar një burrë nën dyshimet se kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj dy grave.
Policia thekson se arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur më . Sqarohet se me vendim të prokurorit, i dyshuari më pas është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. Në Klinë eshtë arrestuar një burrë nën dyshimin se e ka frikësuar me një thikë një burrë tjetër. Rasti sipas Policisë ka ndodhur më .
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë më . Ndërkaq, në Pejë, më është shoqëruar në stacionin policor një shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje.
Për këtë, Policia bëri të ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. E në Mitrovën e Jugut, Policia ka shoqëruar në stacionin policor një grua nën dyshimet se ka kanosur me thikë një burrë. Policia bëri të ditur se e dyshuara më pas e kishte hedhur thikën me ç’rast kishte goditur një grua.
Autoritetet sqaruan se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, ata janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
