Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për rrjedhat e eksportit dhe importit të mallrave gjatë muajit korrik 2026, sipas të cilave deficiti tregtar i Kosovës ka arritur në 615.7 milionë euro. Sipas ASK-së, në korrik 2026 eksporti i mallrave kishte vlerën 104.8 milionë euro, ndërsa importi 720.5 milionë euro.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, eksporti është rritur për 25.0%, ndërsa importi për 9.1%. “Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 6,8 % në muajin korrik 2026, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2025, gjegjësisht në vlerë prej 615,7 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 576,4 milionë euro në vitin 2025.
Eksporti mbulon importin me 14,5 %.”- thuhet në komunikatën e ASK. Metalet bazë kryesojnë eksportet Sipas të dhënave të ASK-së, metalet bazë dhe artikujt prej tyre përbëjnë pjesën më të madhe të eksporteve, me 27.8%.
Pas tyre renditen ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 12.7%, plastika, goma dhe artikujt prej tyre me 10.1%, produktet minerale me 9.5% dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar me 7.1%.
“Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 27,8% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12,7% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 9,5% e përbëjnë produktet minerale, 7,1% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; etj.”- njofton ASK.
Ndërsa në strukturën e importeve, pjesën më të madhe e përbëjnë produktet minerale me 15.7%, të pasuara nga ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 13.3%, makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike me 12.4%, mjetet e transportit me 11.5% dhe metalet bazë dhe artikujt prej tyre me 9.4%.
Mbi 303 milionë euro importe nga vendet e BE-së Eksportet e Kosovës drejt vendeve të Bashkimit Evropian gjatë korrikut arritën në 31.5 milionë euro, ose 30.1% të eksporteve të përgjithshme, duke shënuar rritje prej 9.6%. Partnerët kryesorë të Kosovës për eksport në BE ishin Gjermania me 9.6%, Italia me 3.1% dhe Holanda me 2.9%.
Në anën tjetër, importet nga vendet e BE-së arritën në 303.4 milionë euro, ose 42.1% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 7.2%. “Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 303,4 milion Euro, ose 42,1% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 7,2 %.
Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12,8 %), Italia (5,9 %), Polonia (4,0 %), etj.”- bën të ditur ASK. Eksportet me vendet e CEFTA-s arrijnë në 50.3 milionë euro Eksportet e Kosovës drejt vendeve të CEFTA-s arritën në 50.3 milionë euro, ose 48.0% të eksporteve të përgjithshme, duke shënuar rritje prej 27.4%.
Partnerët kryesorë për eksport në këtë grup ishin Maqedonia e Veriut me 16.9%, Shqipëria me 16.7%, Serbia me 6.7% dhe Mali i Zi me 5.1%. Ndërkaq, importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 88.8 milionë euro, ose 12.3% të importeve të përgjithshme, me rritje prej 11.5%.
“Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 88,8 milion Euro, ose 12,3 % të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 11,5 %. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (4,9%), Shqipëria (3,3%), Serbia (3,0%).”- thuhet në komunikatë.
Eksportet e Kosovës drejt vendeve të tjera, jashtë BE-së dhe CEFTA-s, arritën në 23.0 milionë euro, ose 21.9% të eksporteve të përgjithshme. Partnerët më të rëndësishëm për eksport nga ky grup ishin Zvicra me 7.8% dhe Turqia me 4.3%. Ndërsa importet nga vendet e tjera arritën në 328.2 milionë euro, ose 45.6% të importeve të përgjithshme.
Pjesëmarrjen më të madhe në këtë grup e kishin Turqia me 13.5% dhe Kina me 13.3%. “Importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 328,2 milion euro, ose 45,6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (13,5%) dhe Kina (13,3%).”- thuhet në komunikatë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
