Melania Trump zbulon pasionin e pazakontë të fëmijërisë

0%

Melania Trump ka treguar për një pasion të pazakontë që e kishte që në fëmijëri, kur jetonte në Slloveni: dashurinë për makinat dhe garat automobilistike. Ajo ka rrëfyer se ky interes i lindi falë babait të saj, i cili ishte i apasionuar pas automjeteve dhe ia përcolli asaj këtë pasion që në moshë të vogël.

Gjatë një bisede me komentatoren e Fox Sports, Jamie Little, Melania foli për pjesëmarrjen në garën IndyCar Freedom 250 në Washington. Melania Ajo tha se e shijoi çdo minutë të garës dhe tregoi se automobilat kanë qenë pjesë e fëmijërisë së saj. Sipas Melanias, babai i saj kishte pasur disa makina të veçanta, përfshirë Maserati, Cougar, Mustang dhe Mercedes.

Përmes tyre, ajo u njoh me dizajnin e makinave, mekanikën dhe shpejtësinë, duke krijuar një interes të veçantë për botën e automobilizmit. Melania është rritur në Sevnica të Sllovenisë, teksa në vitin 1996 u zhvendos në ShBA për të vazhduar karrierën e saj në modelizëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Melania Pjesëmarrja në garën e fundit ishte pjesë e një serie aktivitetesh që shënojnë 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe Donald Trump dhe anëtarë të tjerë të familjes Trump.

Burimi: Telegrafi